METE, marrëveshje për naftën
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe përfaqësuesi i firmës "DWM Petroleum AG", nënshkruan dje Marrëveshjen Hidrokarbure, e cila konsiston në kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri në blloqet 2 dhe 3. Kompania do të investojë 25 milionë euro brenda 7 vjetëve, e ndarë në tri faza kërkimi. Afati maksimal i kësaj marrëveshjeje është parashikuar për 25 vjet, ndërsa hartimi i saj është bërë në interes të palës shqiptare.