Orikumi merr 13 milionë USD
Banka Islamike për Zhvillim, IDB, ka pranuar të firmosë financimin e projektit "Furnizimi me ujë dhe sanitetit në Orikum", me vlerë rreth 13 milionë dollarë. Marrëveshja u firmos me ministrin e Financave, ndërsa i gjithë projekti kushton rreth 16 milionë dollarë. Projekti është parashikuar të realizohet brenda 4 vjetësh dhe synon të zgjidhë sipas normave kombëtare furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe të përmirësoje kushtet e shërbimit sanitar.