Nafta, 60 USD për fuçi
Çmimi i naftës ka shënuar sërish rënie në bursat e Nju Jorkut dhe Londrës. Në SHBA, një fuçi nafte u shit dje për 60,77 dollarë, ndërsa në Bursën e Londrës për 60 dollarë. Sipas ekspertëve, ulja e çmimit ka ardhur si pasojë e rënies së kërkesës dhe forcimit të dollarit. Ndërkaq, Irani uli prodhimin e naftës me 200000 fuçi në ditë, nga 4,04 milionë që prodhonte, në përputhje me vendimin e 24 tetorit të OPEC-ut për gjetjen e rrugëve për dhënien fund të uljes së çmimit të arit të zi.