MIRDITE/ Shemben dheu, bllokohen 4 fshatra
MIRDITE - Katër fshatra në rrethin e Mirditës kanë mbetur të izoluar pas reshjeve të shiut që ranë gjatë dy ditëve të fundit dhe rrëshqitjeve përgjatë malit të Spaçit. Sipas burimeve të policisë së Mirditës, si rezultat i rrëshqitjeve të dheut në rrugën që lidh Spaçin me Repsin është ndërprerë komunikimi rrugorë i 4 fshatrave: Gurth Spaç, Mushte, Munell dhe Spaç. Të njëjtat burime saktësojnë se në këtë aks rrugor lëvizin edhe banorët e fshatit Gjergjan të rrethit të Pukës. Deri dje në orët e vona të mbrëmjes akoma Drejtoria e Rrugëve nuk kishte dërguar asnjë mjet për zhbllokimin e rrugës, e cila është e vetmja shpresë për banorët e zonës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Mirditës shembja e dheut ka ndodhur rreth 8 km larg Repsit, në një gjatësi prej 80 metrash të rrugës kryesore. r.n