SHKODER/Restaurohet shtëpia e Nënë Terezës
SHKODER - Përvjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës mbledh në Shkodër dy zonjat e para, Teuta Topi dhe Liri Berisha. Ato vizituan shtëpinë e restauruar të Nënë Terezës, në një ndër lagjet më të vjetra të Shkodrës, në Gjuhadol. Pikërisht në këtë ndërtesë ka jetuar familja e Nënë Terezës nga viti 1932-1933. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin intelektualë të njohur si dhe deputetë të Shkodrës. Në fjalën e saj zonja Topi përgëzoi ambasadën austriake dhe drejtorinë e Monumenteve të Kulturës së qytetit të Shkodrës që bënë të mundur restaurimin e kësaj shtëpie qindravjeçare. Ndërsa zonja Berisha u shpreh se fondacioni kulturor “Nënë Tereza” do të mbështesë qeverinë dhe të gjitha organizmat për të ngritur në Tiranë një muzeum në nder të kësaj figure, e cila i kushtoi jetën e saj gjithë botës së varfër. r.d