E Diel, 1 Nëntor 2026

MJAFT raport për Ministritë: Dogjën fondet e investimeve

Lëvizja MJAFT

Lëvizja MJAFT publikoi sot raportin e monitorimit publik të Ministrive për periudhën, janar 2011-prill 2012.

Në raportin e MJAFT, sa i përket aksesit të publikut në informacion, për dokumentet zyrtare, situata paraqitet shqetësuese për vitin 2011.

Ndërkohë, në analizën e buxhetit të ministrive të linjës vërehet djegia e fondeve, pjesa më e madhe e të cilave ishte planifikuar për investimeve tashmë të munguara.

Në fund të 2011, nga buxheti fillestar i promovuar nga qeveria deri në fund të faktikut të realizimit, ka një diferencë prej 16 miliardë lekësh të reja, pra buxheti është zvogëluar me 16 miliardë lekë. Duhet theksua r se, këto para në tërësinë e vet duhet të ishte adresuar për investime. Një pjesë e madhe e këtyre parave të pa shpenzuara ka ardhur, si rrjedhim i ineficiencës së ministrive për të thithur fonde nga grantet e huaja,- deklaroi përfaqësuesi i MJAFT, Aldo Merkoci.

Raporti i MJAFT rrëfen gjithashtu se para zgjedhjeve, për pushtetin vendor, të ardhurat nga taksat vendore u ulën ndjeshëm, ndërsa qeveria rriti taksat mbi qytetarët për të përballuar shpenzimet e veta me karakter politik, siç ishin, rritja e pagave dhe pensioneve, e pa mbuluar me rritje të të ardhurave të buxhetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›