E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Vjedh kompjuterat e shkollës, arrestohet 19-vjeçari

Kompjuter, foto arkiv

Një 19-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së laboratorit të kompjuterave në shkollën 9-vjeçare Isuf Dervishi në fshatin Shkallë të Belshit.

Mësohet se 19-vjeçari, Enver Dervishi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë duke thyer dritaren e shkollës dhe sërish duke thyer bravën e laboratorit, ka marrë prej andej 3 kompjutera.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe vetëm gjatë orëve të mesditës bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, si edhe sekuestrimin e kompjuterave të cilët autori i kishte fshehur në një kasolle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›