AK, protestë para Ministrisë së Bujqësisë
“Akademikët që kanë aderuar në Aleancën KuqeZi të indinjuar nga degradimi i sektorit të bujqësisë kanë djegur të gjithë së bashku gradët e tyre shkencore për t’i dhënë një mesazh të qartë ministrit të bujqësisë dhe shtetasit Sali Berisha”, thuhet në njoftimin e AK-së.
Sekretari i Çështjeve Bujqësore në Aleancën KuqeZi, Profesor Ago Nezha ka deklaruar se ministria e bujqësisë është kështjellë e korrupsionit dhe arkitekte e shkatërrimit të së ardhmes së bujqësisë.
“Ministria e bujqësisë, kjo kështjellë e korrupsionit, strategjinë për të shkatërruar këtë sektor e nisi nuk shkatërruar tokat, vreshtat, plantacionet, serat, sistemet kulluese dhe vaditëse duke djegur mushkrit e mjedisit, pyjet. Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët. Ministria e bujqësisë di të bëjë gjithçka por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet ku kriter për punësimin nuk është më diploma por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Nezha.
Më tej sekretari i bujqësisë Z.Nezha u shpreh më tej se “kjo ministri qëndron në këmbë mbi katër shtylla të fuqishme: Militantizmi, Nepotizmi, Klientelizmi dhe Krahinalizmi. Kur të vijë dita që nuk është e largët këto katër themele do të jenë objektiv i shkatërrimit nga politikat zhvilluese bujqësore të ekspertëve, doktorantëve, profesorëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor që të shumtë janë mbledhur rreth Aleancës KuqeZi”, përfundoi. /Start/
2012-10-01 11:52