Shqipëria po plaket

Për këtë arsye, sot në parkun “Rinia” në kryeqytet, u organizua një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo.
“Po përpiqemi të forcojmë sistemin shëndetësor, në mënyre që t’i përgjigjemi sa më mirë nevojave shumë komplekse të të moshuarve, duke u fokusuar sidomos në shtimin e masave parandaluese, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin cilësor të sëmundjeve kronike”, tha Tavo. Sipas tij, shoqëria jonë ka filluar të ndiejë shenjat e para të plakjes dhe sot në Shqipëri, afërsisht 10% e popullatës është mbi 65-vjeç.
“Shoqëria shqiptare duhet të përshtatet me moshimin e popullsisë dhe natyrisht me problemet shoqërore dhe shëndetësore që shoqërojnë këto shtresa. Është detyra e secilit nga ne që të punojmë për një shoqëri për të gjitha moshat, ku personat e moshuar të mos konsiderohen si barrë, por përkundrazi të vlerësohen për kontributin dhe sakrificat e tyre në shoqërinë shqiptare”, tha Tavo. Ministri Tavo tha se buxheti i vitit 2013 do të ketë një rritje të ndjeshme për politikat e kujdesit shëndetësor për moshën e tretë.
“Po merremi me hartimin e buxhetit të vitit 2013 dhe është vështirë të flitet me shifra konkrete sesa do të jetë por buxheti do të ketë një rritje të ndjeshme për politikat e kujdesit shëndetësor për të moshuarit”, theksoi Tavo. Konkretisht, MSH ofron shërbimin për moshën e tretë, i cili është pjesë e paketës së shërbimeve bazë të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Ky shërbim jepet nga personeli shëndetësor në kuadrin e mjekësisë familjare në cdo qendër shëndetësore.
“Në ndihmë të personelit tonë shëndetësor janë vënë në dispozicion udhëzues dhe protokolle mjekimi për disa nga sëmundjet kronike më të shpeshta që prekin të moshuarit”, tha Tavo, duke shtuar se “me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara këto udhëzues dhe protokolle janë bërë pjesë e punës së përditshme për mjekësinë familjare duke ndihmuar dhe në referimin korrekt drejt një shërbimi më të specializuar”. Viti 2012 është shpallur viti evropian për moshimin aktiv dhe solidaritetin ndërmjet brezave. /Start/
2012-10-01 12:58