E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE mbështetje për shkatërrimin e municioneve

Premtimi është bërë nga kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, i cili vizitoi gjatë ditës së sotme uzinën ushtarake të Mjekësit në Elbasan.

Ambasadori Wollfarth, theksoi se përfundimi i procesit të shkatërrimit të municioneve të tepërta në vitin 2013, siç parashikohet në planin e veprimit për çmilitarizimin, është vendimtar për sigurinë e qytetarëve brenda vendit dhe me tutje.

“Lëndët e rrezikshme kimike, municionet e vjetra dhe armët e vogla, për sa kohë që ekzistojnë, përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Procesi i çmilitarizimit do të thotë forcim i paqes dhe sigurisë në Shqipëri dhe në mbarë rajonin, dhe ne jemi të angazhuar për t’i mbështetur më tej autoritetet në këtë drejtim”, theksoi ai. Në kuadër të kësaj veprimtarie,

Prezenca e OSBE-së i dhuroi uzinës shtatë kamera sigurie, një videoregjistrues dixhital dhe një monitor. “Është e rëndësishme që punonjësit ta kryejnë punën e tyre në kushte sa më të larta sigurie dhe për këtë jemi të lumtur që mund t’i kontribuojmë rritjes së sigurisë për punonjësit e uzinës,” tha Wollfarth.

 Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së po shqyrton se si t’i ofrojë asistencë shtesë Ministrisë së Mbrojtjes edhe për shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta. Prezenca ka ndihmuar në shkatërrimin e 34 tonë karburanti raketash dhe 120 tonë dikloroetani, një lëndë kimike e rrezikshme kjo, si dhe ka siguruar pajisje për çarmatimin e municioneve të tepërta. /Start/

                                                                                             2012-10-01 12:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›