Petrich: Kosovae Serbia të gjejnëzgjidhje për veriun
PRISHTINË- Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrich, në një intervistë për BBC-në, ka kërkuar ide më kreative për veriun e Kosovës dhe ka bërë thirrje që Prishtina e Beogradi zyrtar të tërhiqen nga qëndrimet e tyre parimore, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.
Duke e përjashtuar ndarjen e veriut ai tha se duhet që të arrihet një zgjidhje për veriun, përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë.
Petrich tha më tej se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit si dhe me bashkëpunimin dhe normalizimin në mes të dyja vendeve.
Duke folur për raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Petrich tha se në rast të mos ndriçimit të plotë të tij ai do të shndërrohet në “njollë” për reputacionin edhe të kryeministrit Thaçi, por edhe të Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)