Opozita: Të dorëhiqet Basha
Tiranë (start)-Deputetët e opozitës kanë kërkuar sërish sot dorëheqjen e ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm. Deputeti socialist Taulant Balla i ka kërkuar ministrit Basha që të mos mbajë fjalime në foltoren e Parlamentit, por të shkojë në Prokurori e të japë shpjegime atje.
“Në një shtet demokratik një i pandehur vete në prokurori dhe nuk jep shpjegime këtu. Në një shtet demokratik, në një moment që individi, aq më tepër kur është ministër, shpallet i pandehur, duhet liruar nga pozicionet publike që mban”-deklaroi deputeti Balla.
Ndërsa deputetja e PS-së, Arta Dade theksoi se"në këtë periudhë kur Shqipëria po firmos projekte të rëndësishme Ministria e Jashtme është në dorën e një ministri të pandehur që vijon të përfaqësojë vendin tonë duke abuzuar me pushtetin".