E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ ndihmon misionin lobues të Xhejms Berishës

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 10:13

Zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku ka marrë vendim që të ndajë një donacion prej 10 mijë euro për të ndihmuar misionin “Flying for Kosovë”, të udhëhequr nga shqiptaro-amerikani Xhejms Berisha.

Piloti Berisha, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka qenë i angazhuar për të rritur numrin e njohjeve të Republikës së Kosovës. Misionet e tij janë përqendruar kryesisht në vendet e Amerikës Latine, kurse tani ai është duke vizituar vendet e Afrikës.

“Gjatë punës së tij piloti Berisha ka treguar përkushtim dhe seriozitet të madh në mënyrë të vazhdueshme, për të cilin fakt ministrja Çitaku ka vendosur të ndajë shumën e cekur më lartë për nevoja të këtij misioni”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë rast, MPJ edhe e ka falënderuar Xhejms Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e deritashme lobuese për rritjet e numrit të njohjeve për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›