Përfshirja e opozitës rrit efikasitetin në Kuvend
Meta
Zëvendëskryeministri Ilir Meta konsideroi si një veprim të mirë rikthimin e mundshëm të Partisë Socialiste në Parlament me rastin e një seance të jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër.“Nuk dëshiroj sot të flas për këtë çështje. Për këtë mund të fliste shumë mirë Kryetarja e Kuvendit. Por, natyrisht, çdo veprim që rrit efikasitetin e gjithë institucioneve, përfshirë këtu dhe Parlamentin, për të përballuar këto çështje me të cilat po ndeshen banorët e Shkodrës e të Nënshkodrës jo vetëm sot, por edhe nesër, sepse është një proces që do të vazhdojë edhe pas evakuimit të ujit, pasi pasojat kanë mbetur atje, absolutisht është veprimi më i mirë dhe në këtë drejtim. Parlamenti mund të bëjë shumë më tepër duke pasur edhe angazhimin e opozitës”, tha ai pas një takimi që pati me Presidentin e Kryqit të Kuq shqiptar, z. Shyqyri Subashi. Ky i fundit, pasi e njohu Metën me punën e Kryqit të Kuq shqiptar në veri të vendit, i shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë dhe vazhdon të japë ndaj kësaj organizate humanitare.
Z. Meta u shpreh se, pavarësisht përmbytjeve në Shqipëri, populli shqiptar nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një katastrofe të këtyre përmasave, dhe për këtë arsye shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë akt domethënës humanitar, si një dëshmi e qartë e solidaritetit që populli shqiptar tregon ndaj popullit Haitian.
#