E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, 1 në 9 gra në botë sëmuren

Autori i Lajmit: red.
Nën moton “Shpëtoje jetën tënde”, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër të Ditës Kombëtare kundër Kancerit të Gjirit, 21 tetor, bëjnë thirrje për sensibilizimin e vajzave dhe grave për kryerjen e ekzaminimeve të shpeshta. Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njera do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Sipas të dhënave nga MSH, në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset me shpesh tek femrat. Ai përbën 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra. Për të zbuluar kancerin e gjirit, specialistët këshillojnë vetëkontrollin mujor, kontrollin e gjirit tek mjeku, kryerjen e mamografisë dhe ekografisë së gjirit. Sipas tyre, kanceri i gjirit mund të kurohet, por duhet të diagnostikohet në kohë.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›