Studentët mund të ndërrojnë degën e studimit
Autori i Lajmit: red.
Të gjithë ata studentë që aktualisht kanë fituar një të drejtë studimi në universitete dhe dëshirojnë të ndërrojnë atë në kuadër të rishpërndarjes së 4000 kuotave vakante, duhet të dorëzojnë deri sot pasdite një kërkesë pranë Agjencisë Kombëtare të Pranimeve (APRIAL). Kjo u bë e ditur dje nga zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ermelinda Muho, sipas të cilës, pasi të shqyrtohen kërkesat e depozituara në APRIAL, studentët që nuk janë të kënaqur me degën që kanë fituar, do të aplikojnë formularin A3 pranë drejtorive dhe zyrave arsimore në vend. “Nëse këta studentë nuk fitojnë gjatë fazës së tretë degën e dëshiruar, ata do të vijojnë studimet në degën ku janë shpallur fitues”, - tha Muho. Ndërkaq, të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar ende një të drejtë studimi, do të nisin këtë javë aplikimin për fazën e tretë të pranimeve në universitetet publike për 4000 kuotat vakante. Për këtë, do të tërheqin formularin A3 në drejtoritë arsimore të vendit nga datat 22-26 tetor 2008. Sipas udhëzimit të fundit, të firmosur nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Fatos Beja, formularin A3 mund ta plotësojnë jo vetëm ata kandidatë për studentë që nuk kanë rezultuar fitues gjatë dy fazave të para, por edhe ata kandidatë që janë të pakënaqur me degën ku janë klasifikuar në fazën e dytë. Pas përfundimit të aplikimit, do të nisë përpunimi i të dhënave dhe me 5 nëntor do të shpallet lista përfundimtare e kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës.
Universiteti i Tiranës - 7 programe të reja
Dega Anglisht Kukës 25
Infermieri e përgjithshme Kukës 60
Dega Anglisht Sarandë 25
Drejtimi i Fermave dhe Agrobiznesit Lushnjë 25
Financë Kontabiliteti Lushnjë 25
Hortikulturë Lushnjë 25
Agromekanikë Tiranë 25
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008