Gjykata shqyrton 10 dosje në 6 muaj
Autori i Lajmit: red.
Në Gjykatën e Tiranës, vetëm për gjashtëmujorin e parë janë regjistruar dhjetë dosje për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se në pjesën më të madhe të dosjeve, si provë për mbajtjen në qeli të të dyshuarve, kanë shërbyer dëshmitë e të dëmtuarve dhe analizat mjekoligjore, të cilat kanë konfirmuar abuzimet. Fëmijë të moshave nga 6 deri në 14 vjeç janë pre e dhunës seksuale në më shumë se shtatë dosje që ndodhen për shqyrtim në gjykatë. Shifrat e regjistruara fillimisht në polici e më pas dhe në institucionet e tjera të Drejtësisë tregojnë se fenomeni i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur sa vjen dhe shtohet. Raste rrëqethëse ka pasur për këta fëmijë fare të mitur dhe agresorë të tyre kanë qenë shokët, miqtë, komshinjtë etj. Por në një pjesë të dosjeve kemi të bëjmë me inceste, të cilat, sipas psikologëve, janë dyfish më të vështira për t u denoncuar. Një ndër dosjet që ndodhet në gjykatë në proces gjykimi është ajo që ka për të pandehur Ramadan Isufaj. Prokuroria akuzon këtë të fundit për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitura nën 14 vjeç me dhunë, më shumë se një herë. Gjithçka ka nisur pas denoncimit që vajza 18-vjeçare ka bërë në polici, pas 11 vitesh dhune seksuale dhe psikologjike. 18-vjeçarja nga Kukësi, me banim në fshatin Laknas në periferi të Tiranës, teksa ka denoncuar në polici të atin që e përdhunonte vazhdimisht, është shprehur se deri tani nuk kishte pasur forcë për të deklaruar incestin, pasi kërcënohej jo vetëm ajo, por edhe jeta e nënës dhe e katër motrave të tjera. Ndërkohë, dëshmia tronditëse është regjistruar fillimisht në polici, teksa 58-vjeçarit i janë komunikuar akuzat.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008