E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minorenia aborton pas përdhunimit nga 73-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një 13-vjeçare nga Lushnja ka rënë pre e abuzimeve seksuale të një 73-vjeçari. Për më shumë se 6 muaj, e mitura i është nënshtruar dhunës duke pasur frikë t u tregonte prindërve. Krimi ndaj së miturës është zbuluar nga mamaja e saj, e cila ka vërejtur ndryshime fiziologjike të së bijës. Nëna e 13-vjeçares ka kuptuar, para saj, se e bija ishte shtatzënë. Të alarmuar, prindërit e së miturës i janë drejtuar gjinekolgut, i cili ka konfirmuar shtatzëninë. Vajza ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, por tronditja e rëndë psiqike që ka pësuar, ka sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës. Ndërsa babai i foshnjes, 73-vjeçari, është vënë në pranga pak orë pas denoncimit të prindërve të së miturës. Pak pas arrestimit, “mostra” ka pranuar se e ka përdhunuar disa herë 13-vjeçaren. Madje, nuk ka hezituar të deklarojë para uniformave blu se e ka kërcënuar atë të mos i tregojë asnjeriu asgjë.
Arrestimi
Ramiz Hoxha, 73 vjeç, që kreu marrëdhënie seksuale me fqinjën e tij 13-vjeçare, ndodhet i ndaluar në komisariatin e policisë Lushnjë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Ramiz Hoxha banonte në fshatin Kolonjë të rrethit Lushnjë, kurse viktima është 13-vjeçarja S.A., edhe ajo nga i njëjti vendbanim. Policia e Lushnjës, një natë më parë konfirmoi se ka kryer arrestimin e të dyshuarit, me urdhër të kryeprokurorit Petrit Çano. Ramiz Hoxha akuzohet paraprakisht për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. Prindërit, të shokuar, kanë mundur të tregojnë monstruozitetin që u kishte prekur fëmijën e tyre. Sipas denoncimit, S.A., prej gjashtë muajsh, nëpërmjet mashtrimit për shkak të moshës së thyer, 73 vjeç, ishte abuzuar në banesën e Ramiz Hoxhës nga ky i fundit, duke u detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. Dhe kjo lidhje perverse kishte sjellë dhe një shtatzëni që tani ka muajin e katërt.
Denoncimi
Pas denoncimit të prindërve dhe nënshkrimit të kallëzimit penal nga ana e së miturës, policia kërkoi një kontroll mjekoligjor. Vajza 13-vjeçare u dërgua po në spitalin obstetrik-gjinekologjik të Lushnjës, ku pas kontrollit të kryer nga gjinekologu, u konfirmua se e vogla ishte përballur me abuzim të plotë seksual si dhe kishte mbetur shtatzënë, aktualisht është në muajin e katërt të saj. Plaku 73-vjeçar Ramiz Hoxha, fillimisht është shoqëruar për në komisariatin e Lushnjës, ku është marrë në pyetje. Gjatë marrjes në pyetje, 73-vjeçari ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren S. A. disa herë radhazi, duke ushtruar presion psikologjik mbi të me “premtimin” se do të përhapte fjalë në fshat.

Bashkëshortja e 73-vjeçarit
"E njoha burrin pas 50 vjet martese"

Një shtëpi e vjetër, ndërtuar rreth viteve 1960 dhe që s ka parë asnjëherë rikonstruksion. Në shtëpi ndodhej vetëm gruaja e tij, Vezikoja. Ajo qëndronte në sallonin e shtëpisë, e ulur në një karrige, vetëm qante me dënesë dhe nuk fliste asnjë fjalë. Vezikoja ka pohuar se me Ramizin ka 50 vjet martesë. Nga kjo martesë ka tetë fëmijë, katër djem e katër vajza, ndërkohë që djalin e vogël e ka beqar dhe ai ndodhet ushtar. “Kam shkuar mirë me të,- tregon ajo,- ka qenë njeri punëtor. S e mendoja kurrë se do të bënte një turp të tillë. Më turpëroi mua dhe fëmijët. Nuk kam se çfarë të them. E njoha pas 50 vjet martese”.

Babai i 13-vjeçares

Vajza dështoi fëmijën nga tronditja psikike
Banesa e 13-vjeçares ndodhej vetëm 50 metra më lart banesës së autorit të ngjarjes. Babai tregon se ka marrë vajzën dhe gruan dhe kanë shkuar në spital. “Pasi e viziton ai më thotë se vajza mund të jetë shtatzënë, por t i bëjmë ECO për t u siguruar. Pas kryerjes së ECO-s doli që vajza ishte 4- muajshe shtatzënë”,- pohon N. Njoftohet drejtori i spitalit, i cili njofton policinë dhe kjo e fundit vjen në spital. “Pasi na shoqërojnë në polici, marrin psikologë dhe marrin në pyetje vajzën. Ajo tregoi se me kë e kishte fëmijën, fëmijë që e abortoi në spital, pas vizitës tek gjinekologu”. Babai i vajzës ka pohuar për gazetën se pas kryerjes së vizitës tek gjinekologu, vajza kish pasur dhembje të forta në bark. Të ndodhur para një fakti të tillë, mjeku i kish bërë një gjilpërë vajzës për t i lehtësuar dhimbjet, pohoi babai i vajzës për gazetën. Vajza ka qenë e shtrirë në krevat për t u qetësuar, kur pas 15 minutash dështoi fëmijën dhe nuk ndihej mirë. “Ne u trembëm fillimisht, - vazhdon rrëfimin babai i vajzës për gazetën. Ishte doktor Misiri ai që na qetësoi e na tha se nuk ka asnjë problem, pasi çdo gjë do të rregullohet e normalizohet. Duke pritur që të përmirësohej vajza, - tregon më poshtë ai,- erdhi policia, e cila na shoqëroi e kreu formalitetet e duhura”.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›