MSH-ja grupe pune për zonat e izoluara

jithashtu, përmes një urdhri të ministrit Petrit Vasili, i gjithë personeli shëndetësor është vënë në gatishmëri të plotë, ndërsa janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe personelin e nevojshëm.
“Nga informacioni i fundit, situata shëndetësore në të gjithë vendin paraqitet nën kontroll dhe e qetë, edhe pse shumë zona në veri dhe në juglindje të vendit janë të bllokuara nga dëbora ç’ka ka vështirësuar komunikiminm e qytetarëve me sistemin shëndetësor. Por nuk ka ulur gatishmërinë e bluzave të bardha për t’i shërbyer komunitetit”, tha drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Sipas tij, situata është dhe do të mbahet nën kontroll duke shfrytëzuar jo vetëm rrugët tokësore por dhe ato ajrore. Njësia e helikopterëve pranë MSH është në gatishmëri të plotë për t’u shërbyer të sëmurëve dhe për transportin e medikamenteve. Pipero bëri të ditur gjithashtu se janë formuar tre grupe pune, të cilët janë drejtuar në zonat ku situata paraqitet më problematike dhe ku emergjenca ka nevojë më shumë për koordinim të strukturave, në Kukës, Dibër dhe Korçë. /Start/
2012-02-08 13:28