MSH-ja kërkon menaxher për spitalet
“Ministria e Shëndetësisë, aktualisht është duke hartuar projektin për hapjen e një shkollë 1-vjeçare për përgatitjen e menaxherëve, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë”, - bënë të ditur burime nga MSH-ja.
Sipas këtyre burimeve, hapja e kësaj shkolle synon përmirësimin e menaxhimit të qendrave shëndetësore në vend, nëpërmjet rinovimit të stafeve drejtuese, përfshirjes në to të kuadrove me integritetin profesional e menaxherial të duhur dhe njëkohësisht nëpërmjet përgatitjes së kapaciteteve menaxhuese të reja.
Nën hetim pronari i shtëpisë botuese, shiste libra të paautorizuar
Nëpër libraritë e vendit janë nxjerrë libra shkollorë të cilët nuk mbanin vulën e Ministrisë së Arsimit dhe nuk ishin të licencuar nga kjo e fundit. Për këtë seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar Durrës ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Naim Buci, lindur në Dibër e banues në Tiranë, me arsim të lartë, pronar i shtëpisë botuese “Dita 2000” Tiranë, i martuar, i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi shqiptare. Procedimi penal në ngarkim të këtij shtetasi filloi për arsye se dyshohet se ka shpërndarë për shitje libra shkollorë, si fizika për shkollat e mesme vitit të 2, 3, 4, të cilat nuk janë miratuar nga Ministria e Arsimit për botim e shitje nga kjo shtëpi botuese. U sekuestrua një sasi librash të nxjerrë në shitje në librarinë “Blu Star” në Durrës. Materialet për veprën penale të “ribotimit pa të drejtë të veprës së tjetrit” i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrë