Godo; Mungesa mjekësh e kushtesh në spitalin e Tepelenës
Spitali i Tepelenës në qarkun jugor të Gjirokastrës është cilësuar nga Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo si më problematiku përsa i takon numrit të mjaftueshëm të personelit mjekësor dhe kushteve spitalore.
"Në qarkun e Gjirokastrës janë bërë përpjekje për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së shërbimit, por në disa zona të tij evidentohen ende probleme të mëdha", tha Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një vizite që zhvilloi të enjten në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër.
Ministrja Godo përmendi spitalin e Tepelenës, ku problemi më kryesor, sipas saj, është ai i brakstisjes së vendit të punës nga mjekët. "Kjo situatë kapërcehet duke menduar si të bëhet tërheqës vendi i punës për mjekët e rinj", tha znj. Godo, duke nënvizuar domosdoshmërinë e plotësimit të boshllëkut të krijuar nga specialistët e larguar.
"Tepelena është quajtur një rreth i vogël, por me probleme të veçanta në fushën e shërbimit shëndetësor, ku edhe spitali ka dalë jashtë funksionit për shkak të amortizimit të ndërtesës", nënvizoi ajo.