Autizmi, një diagnozë e fshehtë nga se të ruajmë fëmijët
Qendra e zhvillimit të fëmijëve pranë Poliklinikës nr. 2 në Tiranë është një qendër e cila merret me diagnostikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me probleme të zhvillimit të moshës 0-8 vjeç. Kjo qendër ka filluar aktivitetin në vitin1999. Gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar 925 fëmijë me probleme të zhvillimit mendor, motor, gjuhësor, të sjelljes etj., nga të cilët 113 fëmije me sindromë Autizmi. Ne dy vitet e fundit 2006–2008 numri i fëmijëve me Autizëm eshte rritur dhe nga 508 vizita të realizuara këto 2 vite për probleme zhvillimi ka rezultuar se 85 janë me
Autizëm të shkallëve te ndryshme. Në këtë qendër kontaktuam me mjeken pediatre zhvillimi, Suzana Baballari, dhe terapisten e zhvillimit e të gjuhës, Dalina Doçi.
Doktoreshë Suzana, kur mund të diagnostikohet Autizmi?
Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës, shenjat e hershme të sindromës së Autizmit mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Një karakteristike e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën
16-18 muajsh. Pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e fëmijës.
Cilat janë shenjat e një fëmije autik?
Kanë probleme të komunikimit. Fëmija mbyllet në vetvete. Nuk krijon lidhje emocionale. Nuk shoqërohen me moshatarët. Përdorim i përsëritur i gjuhës Lëvizja motore, steriotipike. Fiksim mbas një sendi apo objekti. U pëlqen të dëgjojnë muzikë ritmike. Nuk luajnë me kuptim. Në shumicën e rasteve janë hiperaktivë, por gjithashtu ka raste që janë hipoaktivë.
Mendoni se mjekët shqiptarë kanë njohuri të mjaftueshme mbi Autizmin?
Në përgjithësi, mjekët pediatër nuk kanë njohuri për Autizmin. Në Tiranë ka disa mjekë që kanë marrë informacione të pakta për probleme të zhvillimit, por jo konkretisht për Autizmin. Gjithsesi, personeli shëndetësor i Poliklinikës nr. 2 është sensibilizuar dhe rekomandon vizita në qendrën tonë. Gjithashtu, mund të themi se ka filluar një bashkëpunim shumë i mirë me punonjës socialë dhe psikologë të çerdheve dhe të kopshteve.
A mund të trajtohet një fëmijë me Autizëm?
Pas diagnostikimit, përcaktohet një profil individual i zhvillimit të fëmijës në bazë të të cilit përcaktohet një program ndërhyrës. Fëmijët me Autizëm trajtohen në qendra të specializuara ku funksionon ekipi multidisiplinar me specialistë të fushave të ndryshme, si mjek pediatër, psikolog, punonjës social, mjek psikiatër, logopedistë, fizioterapistë, edukator apo mësues të institucioneve që fëmija frekuenton.
Por, si është e ardhmja e tij?
Sa më shpejt të identifikohet dhe sa më e lehtë të jetë si formë, aq më e mirë është ecuria e fëmijës. Në ndryshim nga e kaluara, fëmijët autikë kanë të ardhme. Siç theksova më sipër, fëmija duhet të mbështetet nga struktura ekzistuese dhe të trajtohet nga një ekip multidisiplinar, atëherë ecuria e zhvillimit të fëmijës është e dukshme.
Doktoreshë, ku konsiston ky program terapeutik?
Programi nënkupton një pedagogji speciale, një ndërhyrje në të gjitha fushat ku është shprehur ky çrregullim zhvillimi (në aspektin mendor, emocional, gjuhësor, social apo sensor).
Si realizohet kjo ndërhyrje terapeutike?
Fëmija vjen 2 herë në javë së bashku me prindërit të cilët asistojnë në seancat terapeutike. Çdo seancë zgjat 45-60 minuta. Terapisti jep modelin bazë, konkret dhe këshilla të cilat prindërit apo kujdestaret i zbatojnë edhe në shtëpi.
A kanë dhënë rezultat këto seanca terapeutike?
Seancat terapeutike janë të suksesshme kur nëna vjen rregullisht, bashkëpunon me terapistin, mbështet kapacitetin e fëmijës, gjithashtu ka dhe mbështetjen e psikologut, punonjësit social, edukatores në qendrat edukative që fëmija frekuenton.
Nga kontaktet që keni pasur mendoni se prindërit hasin vështirësi për integrimin e fëmijës autik në institucionet edukative si çerdhet, kopshtet apo shkollat?
Po, prindërit hasin shumë vështirësi, pasi drejtuesit e kopshteve dhe edukatoret i konsiderojnë fëmijët autikë shumë të vështirë, sepse në sistemin tonë arsimor nuk ka struktura të mirëfillta për këtë target grup. Në kopshte dhe shkolla duhet të ketë edukator të kualifikuar për fëmijë me nevoja speciale. Si specialiste e kësaj fushe, mendoj se duhet m]ë tepër mbështetje nga institucionet shtetërore për kompletimin e strukturave në ndihme të fëmijëve autikë.
A është i trajnuar personeli i qendrës suaj në trajtimin e fëmijëve autikë?
Po. Personeli i qendrës sonë ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme për Autizmin brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit qendra jonë, me iniciativën e zv.ministres së Shëndetësisë, Zajmira Sinoimeri, u përfshi në një projekt kualifikimi për Autizmin me specialistë nga Universiteti Brigham Young, Provo, Utah në SHBA.