Ndotja akustike, policia rrugore, asnjë gjobë për boritë e makinave
Zhurmat e zonave urbane shkaktojnë një sërë problemesh psikologjike tek qytetarët. Nga dasmat, ku boritë e makinave kumbojnë vazhdimisht, e deri te trafiku i rënduar që “acaron” shoferët e makinave, duke i bërë që të rrokasin boritë e tyre pafund, ndotja akustike shtohet gjithnjë e më shumë. Për këtë, Kuvendi vendosi gjashtë muaj më parë që të gjobiten të gjithë ata që shkelin ligjin mbi ndotjen akustike, i cili specifikon në mënyrë të veçantë boritë e makinave, por duket se realiteti është krejt ndryshe. Burime nga Policia Rrugore e kryeqytetit bëjnë të ditur se asnjë gjobë nuk është vendosur për këtë fenomen, ndonëse është një ndër shkeljet ligjore më të përhapura në rrugët e kryeqytetit.
Ahmeti: Nuk vendosim gjoba
Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, z. Krenar Ahmeti, tha se deri më tani për këtë shkelje Policia Rrugore nuk vendos gjoba. Përdorimi i borisë vend e pa vend brenda në zonat e banuara, tani për tani nuk është prioritet i këtij dikasteri. Pra, shkelja e këtij neni nga ana e Policisë Rrugore konsiderohet si një e “keqe e vogël” duke e krahasuar me shkeljet që sjellin humbjen e jetëve të njerëzve. Drejtori i Policisë Rrugore, z.Krenar Ahmeti, u shpreh se vetë drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe ta përdorin borinë vetëm në raste kur ajo me të vërtetë nevojitet.
Ligji dhe kodi rrugor
Sipas nenit 154 të Kodit Rrugor, në pikën 3 thuhet se “në qendrat e banuara sinjalizimet zanore janë të ndaluara, përveç rasteve të rreziqeve të menjëhershme. Në orët e natës, në vend të sinjalizimit zanor, lejohet përdorimi i dritave të largësisë me ndërprerje të shkurtra”. Ndërsa në pikën 5 të po këtij neni thuhet se “cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”.
Ndërkohë, që një ligj i veçantë për ndotjen akustike ka hyrë në fuqi jo më shumë se gjashtë muaj më parë. Në të, jo vetëm që ndalohej në mënyrë absolute përdorimi i borive në qendrat e banuara, kur kjo nuk ishte e nevojshme, por ndalonte edhe makinat që për shkak të vjetërsisë së tyre apo konsumit, ndotnin akustikisht mjedisin.
Por në Tiranë, dhe kudo në qytet e Shqipërisë, vihet re se boritë jo vetëm që përdoren në qendrat e banuara, por ato përdoren rëndom pa qenë të nevojshme. E ndërkohë, policia tregon se nuk e ka prioritet gjobitjen e kësaj ndotjeje akustike, që sipas Institutit të Shëndetit Publik, shkakton një sërë problemesh tek qytetarët.