Klosi: Do të vijojmë bojkotin
30/09/2009 PS nuk ndryshon qëndrimin e saj për zgjedhjet
“Anëtarësia mbështeti marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin”
“Zgjedhjet e ditës së shtunë nuk zgjodhën vetëm kryetarin e Partisë Socialiste për 4 vjetët e ardhshme, por në të njëjtën kohë konfirmuan në mënyrë plebishitare qëndrimin e socialistëve dhe socialisteve në mbështetje të marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa nuk zbardhet e vërteta e 28 qershorit”, - ky është qëndrimi më i fundit i ardhur nga kampi rozë lidhur me qëndrimin e kësaj force politike ndaj institucionit të Parlamentit. Ishte sekretari organizativ pranë Partisë Socialiste Blendi Klosi që gjatë një konference për shtyp ripërsëriti një qëndrim të tillë. Sipas tij, PS-ja është më se e vendosur në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa mazhoranca nuk siguron të drejtën tonë legjitime për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. “Edhe pse kanë kaluar javë nga parashtrimi i kërkesave tona, kryeministri vazhdon të heshtë. Sot kërkesa jonë për zbardhjen e së vërtetës, që mbahet mbyllur në kutitë e votimit, është e qartë për të gjithë shqiptarët. Ajo është një kërkesë e drejtë, kushtetuese, në mbështetje të ligjit, që kërkon të mbyllë përfundimisht kalvarin e zgjedhjeve të manipuluara në vendin tonë”, - vlerësoi Klosi gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht në gjykimin e deputetit socialist Klosi shkalla e manipulimit të zgjedhjeve po faktohet dita-ditës jo vetëm nga opozita, por edhe nga investigimi i pavarur i medies. “Hetimi që ne kërkojmë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, është vendosmëria jonë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të standardeve të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian, të jenë të lira dhe të ndershme, ku ligji të mbizotërojë mbi pushtetin dhe askush të mos guxojë të dalë mbi të”, - vuri në dukje deputeti socialist sa i takon një çështje të tillë. Ndërkohë Klosi përshëndeti votimet e 26 shtatorit, ku anëtarësia votoi sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.