MTKRS, plan pune për atletët që marrin pjesë në Olimpiadë
MTKRS dhe federatat sportive organizuan dje një konferencë të përbashkët për shtyp, ku deklaruan fillimin e një plani pune për sportistët elitarë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Zv.ministri Ekrem Spahiu ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë eveniment ishte prioritetit i këtij institucioni në fushën sportive. "Drejtoria e Sportit, Komiteti Olimpik Shqiptar, Qendra Kërkimore Shkencore dhe federatat përkatëse, tashmë kanë filluar një bashkëpunim serioz, duke përcaktuar objektivat e realizueshme për çdo sportist pjesëmarrës. Për këtë arsye, është vendosur që MTKRS, përveç fondit grand prej 107.1 milionë të akorduara për federatat sportive, do të ketë dhe një fond të veçantë nga MTKRS për KOKSH dhe federatat pjesëmarrëse në këto lojëra. MTKRS do të mbështetë financiarisht me një fond të veçantë për përgatitjen dhe përfaqësimin e Delegacionit Sportiv Shqiptar, në shumën 6100000 lekë. Do të ketë mbështetje financiare për projektin e paraqitur nga Komiteti Olimpik Shqiptar "Për pjesëmarrjen e Delegacionit Shqiptar në Lojërat Olimpike Pekin 2008" me shumën 4500000 lekë. Më datën 20 mars 2008, në orën 10:00, pranë MTKRS, do të jepen shpërblimet e sportistëve dhe trajnerëve sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 94, të datës 3.02.2008 ‘Për arritjen e rezultateve të larta të sportistëve tanë në aktivitetet ndërkombëtare në sportet, qitje, mundje dhe peshëngritje‘", tregoi zv.ministri Spahiu. Më pas është shpërndarë një formular me përfitimet e sportistëve elitarë gjatë viteve të fundit, duke u përpjekur në këtë mënyrë që të hidheshin poshtë kërkesat e sportistëve për trajtime më të mira. Lista e gjatë tregonte saktësisht se sa kishin përfituar atletë të ndryshëm nga fondi shtetëror, bursa olimpike, sponsorizimet dhe premiot e caktuara nga Këshilli i Ministrave.
Përfitimet e sportistëve elitarë
ERKAND QERIMAJ viti 2002-2008
Gjithsej 7811100 lekë e 21080 USD
Do të marrë shpërblimin VKM 2000000 lekë
GERTI TRASHA viti 2002-2008
Gjithsej 5833000 lekë e 21080 USD
ROMELA BEGAJ viti 2005-2008
Gjithsej 3612000 lekë
SAHIT PRIZRENI viti 2007-2008
Gjithsej 1280000 lekë e 16800 USD
Do të marrë shpërblimin VKM 6000000 lekë
ELIS GURI viti 2007-2008
Gjithsej 1280000 lekë e 16800 USD
LINDITA KODRA viti 2005-2008
Gjithsej 790000 lekë e 8400 USD
Do të marrë shpërblimin VKM 5000000 lekë
DORIAN ÇOLLAKU viti 2004-2007
Gjithsej 2250574 lekë
Ka bursë olimpike 700 USD në muaj
ELTON BITINCKA 2004-2007
Gjithsej 1870000 lekë
KLODIANA SHALA 2004-2007
Gjithsej 4887725 lekë e 32000 USD