Palin mbrohet nga “shpifjet”

Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, i ka cilësuar “shpifje të ndyra”pretendimet se retorika politike e saj ka kontribuar në atentatin e së shtunës në Arizona.
Palin, kandidate e mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, goditi “deklaratat e papërgjegjshme” për ndarjen e “fajit për këtë akt të tmerrshëm”.
Deklaratat e Palin vijnë pasi u bënë të ditura detaje të reja në lidhje me sulmin, që la pas gjashte viktima dhe 14 të plagosur, mes të cilëve edhe kongresisten demokrate, Gabrielle Giffords.
Autori i krimit, 22-vjeçari Jared Loughner, është arrestuar dhe burgosur. Ai është në pritje të gjyqit për sulmin.
Disa komentatorë kanë theksuar se retorika e Palin kundër Giffords mund të ketë kontribuar në atentatin ndaj kongresistes Gifford.