E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregulli i ri, të burgosurit postë me drejtorin

07/04/2009  Ndryshime dhe në personel si dhe në takimet me familjarë

Të dënuarit do ta caktojnë vetë datën e takimit, jo më radha

ELBASAN-Të burgosurit që duan t’i shkruajnë drejtorit të burgut duhet të depozitojnë në kutinë postare të vendosur brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit. Drejtor i ri, rregulla të reja ka qenë edhe konkluzioni i ndryshimeve të regjistruara në Peqin ku vuajnë dënimin 778 të burgosur. Një ankesë apo kërkesë nga të burgosurit duhet të depozitohet në kutinë postare të vendosur brenda burgut dhe çdo ditë një punonjës shkon e tërheq korrespondencën për ta përcjellë tek drejtori. Ky i fundit pasi i shqyrton i shpërndanë nëpër sektorë dhe në këtë formë marrin zgjidhje kërkesat e të dënuarve. Pajtim Murja, drejtori më i ri i Burgut të Peqinit, ka menduar se ky do të ishte komunikimi më i mirë me të burgosurit duke mos krijuar vonesa e burokracira. Ndërkohë gjatë takimeve me familjarët është konstatuar si shqetësim radha dhe pritja që krijohet gjatë takimeve nga familjarët jashtë burgut. Drejtoria e Burgut të Peqinit, tha ai, është duke studiuar një grafik për takimet me të burgosurit. Në këtë grafik do të vendosen ditë ta caktuara për të evituar radhën që krijohet sa herë që ka pritje para dyerve të burgut. Të burgosurit do të vendosin vetë datën, pasi kanë bërë kërkesën pranë Drejtorisë së Burgut dhe në këtë mënyrë do t’i vendoset ora që ata të mos presin pas dyerve. Këtë orë do t’ia komunikojë i burgosuri nëpërmjet telefonit. Po kështu nëpërmjet një urdhërese nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve është vendosur të ndryshohet personeli. Duke zbatuar këtë urdhëresë drejtori i Burgut të Peqinit tha se në këto sektorë janë vendosur njerëzit të përcaktuar si më të aftë dhe me tregues mjaft të mirë në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›