E Shtunë, 31 Tetor 2026

Machester City vijon seanca pergatitore ne SHBA

Mes merkatos së çmendur dhe çmendurive të Mario Ballotelit, Manchester City vazhdon përgatitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me objektivin për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm në majën e futbollit anglez dhe atij europian. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi ndeshjen e parë miqësore, duke mundur Los Angeles Galaxy të David Beckham pas gjuajtjeve të penalltisë.

Por përtej rezultatit të ndeshjes që u mbyll 1-1 në kohën e rregullt, Manchester City duhet të festojë goditjen e radhës në merkato. Megjithëse pritet zyrtarizimi, tekniku Mancini ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Sergio Aguero. I kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, sulmuesi argjentinas duket se ka preferuar paratë, për t’u transferuar në Premier Ligë për afro 45 milionë euro.

Nëse blerja Agueros ka shtuar optimizmin në radhët e Manchester City, Roberto Mancini ka se për cfarë të shqetësohet. Ai që nervozon teknikun është i njëjti. Mario Baloteli. Sulmuesi është nxejrrë nga fusha pas vetëm 30 minuta lojë, pasi i vetëm përpara portierit preferoi të gjuante topin me thembër. Kjo ka irrituar Mancinin, i cili e ka nxjerrë nga loja, ndërsa sipas mediave ky veprim largon akoma më shumë Ballotelin nga Manchester City.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›