E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: Fondi, pronaret te shpresojne

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi diten e djeshme, se kishte informacione qe qeveria nuk do te lejonte djegien e fondit prej 500 milion lekesh te dhene gjate vitit 2008 per kompensimin e ish-pronareve. I pyetur nga "Koha Jone" ne lidhje me rrezikun e djegies se fondit prej 500 milione lekesh, Arian Madhi thekson se ka shpresa te mira, se nje gje e tille nuk do te ndodhi. "Kam informacione se kryeministri Berisha, sebashku me ministrin e Financave dhe ate te Drejtesise po shikojne te gjitha menyrat per te mos e djegur kete fond, ne menyre qe t'ju lihet mundesi pronareve te vazhdojne plotesimin e dokumenteve, per te arritur te marrin kompensimin e tyre", deklaroi dje kreu i grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi. Sipas tij, vonesat per demshperblimin e pronareve te ketij fondi te dhene per vitin 2008 jane krijuar nga vendoret. Ai ka konfirmuar se deri me tani jane 700 pronare, te cilet jane futur ne skemen e ketij fondi, por qe ata nuk mund te jene te gjithe fitues, sepse shuma nuk eshte e mjaftueshme per te gjithe. Ne kete kuader sipas Madhit, nje pjese e tyre ende jane ne proces te plotesimit te dokumenteve, ku problem me i madh eshte bere konfirmimi nga qarqet perkatese ne te gjithe vendin, nese keta pronare mund te jene apo jo perfitues. "Deri tani vetem per 400 ish-pronare ka ardhur konfirmimi se mund te perfitojne nga ky fond dhe pritet te vijne se shpejti edhe pergjigjet per 300 aplikantet e tjera, te cilet duan te perfitojne nga ky fond.", theksoi Madhi, duke nenvizuar faktin se problem kryesor ne kete proces, kane qene vonesat qe kane ardhur nga qarqet dhe jo nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne kete kuader kreu i grupit parlamentar te PR-se, Madhi nuk nguron te theksoje se nje nga rrethet me problematike per kete proces eshte ai i Vlores. Sipas tij, nga ky rreth kane ardhur vetem 14 konfirmime per ish-pronaret qe i hapin rruge kompensimit nga numri total i 400 konfirmimeve qe kane ardhur nga qarqet e tjera te vendit. Nderkohe qe sipas ligjit, shqyrtimi i dosjeve zgjat tre muaj, ndersa ligji eshte miratuar ne tetor. Njeheresh sipas ligjit, me mbylljen e vitit kalendarik, mbyllet dhe fondi, i cili vetem ne rast se gjendet nje zgjidhje specifike ligjore mund te "mbartet" per vitin tjeter. Fatjona Mejdini

Pronaret

Shoqatat e ish-pronareve bejne pergjegjes kryesore per rrezikun e djegies se ketij fondi, vonesen e qeverise per te nxjerr vendimin qe i hap rruge verifikimit te dokumentacionit te atyre qe kane aplikuar. Ky vendim eshte marre ne muajin tetor.

Fondi

Fondi prej 500 milione lekesh u konsiderua i ulet nga ish-pronaret, per te bere procesin e kompensimit gjate nje vit. Per vitin e ardhshem qeveria ka miratuar nje fond prej 600 milione lekesh dhe pritet nje numer me i madh aplikantesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›