E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te humbur" ne 15 emisione gjen 27 vete

Oret e para te se shtunes, ulen siparin e nje sezoni te gjate dhe me emocione te emisionit "Njerez te Humbur". Nje sezon i perfunduar i cili mban denjesisht cilesorin e suksesshem, me 27 raste te zgjidhura vetem gjate gjysmes se dyte te vitit 2008. Rasti me i fundit i zgjidhur, qelloi per fatin e mire mbremjen e fundit te sezonit, kete te premte, duke gdhire dita e djeshme.

Gjetja e Bekim Syles pas 18 vitesh, ishte nje eveniment i rendesishem i kesaj prag fundjave. I detyruar te largohet nga Beogradi bashke me te emen dhe te motren per shkak te atij represioni etnik famekeq ata kishin humbur kontaktet me pjesen tjeter te familjes. Bekim Syla u lind ne qytetin e Beogradit nga babai shqiptar Aqifi me origjine nga Gjilani i Kosoves dhe nena boshnjake Mensure. Ambienti qe i rrethonte ne Serbi ishte tejet i veshtire per familjen Syla pasi periudha ne te cilen po jetonin ishte po ashtu e tensionuar. Ishte viti 1991, kur babai i Bekimit u qellua Brenda ne banesen e tij duke u masakruar barbarisht nga disa shtetas serbe. Per pak dhe te njejtin fat do ta kishte pasur dhe vete Bekimi i cili mbeti i plagosur rende. Si te mos mjaftonte kjo gje, autoritetet serbe e akuzuan ate per vrasjen e babait. Fillimisht drejtesia e Beogradit vendosi per arrestimin e tij dhe Bekimi vuajti rreth 8 muaj ne burgjet serbe. Apelimi i vazhdueshem beri qe e verteta te dilte ne drite dhe Bekim Syla te rifitonte lirine. Por jeta ne Beograd nuk mund te ishte me si ajo e meparshmja. Ai nuk mund te jetonte me parafytyrimin e skenave te tmerrit. Per kete arsye Bekim Syla se bashku me te emen dhe motren e vetme Aferditen largohen ne drejtim te Austrise duke mos e kthyer me koken pas. Kjo ka qene ajo cfare familjaret dinin per Bekimin te pakten deri ne vitin 1992.

Prezantimi ne emisionin "Njerez te humbur" per disa jave rresht beri qe kjo histori te ngjallte vemendjen e teleshikuesve te cilet dhane ndihmesen e tyre per gjetjen e bashkatdhetarit shqiptar. Fillimisht kerkimet nisen ne shtetin austriak dhe pikerisht ne Grac aty ku kishte humbur gjurmet djali nga Gjilani. Shume shpejt u mor vesh se ai kishte levizur ne drejtim te Italise. Ne nje kohe rekord, vullnetare te emisionit arriten te bien ne gjurme te Bekimit ne qytetin e Udines. Pjesemarrja ne emision e djalit te xhaxhait, Bajramit i dha me shume emocion mbremjes te se premtes. Ai tregoi momente te kaluara ne kohen kur dy familjet ishin bashke dhe Bekimin e quante me plot goje "vella". Me ne fund, heshtja u thye dhe Bekim Syla u pergjigj nga ana tjeter e telefonit duke qene keshtu surpriza me e bukur per gjithe keto vite per familjen Syla. Bekimi tashme 33 vjecar ka arritur te marre vesh te gjitha ato cfare kane ndodhur ne fisin e tij gjate ketyre viteve. Fatkeqesisht disa nga xhaxhallaret e tij ishin ndare nga jeta por edhe niper e mbesa te tjera kishin ardhur ne jete si nje shprese dhe arsye me e madhe qe Bekimi te vizitoje Kosoven, tashme edhe te lire. Pervec kesaj eshte mesuar dhe fati i nenes se tij Mensure dhe motres Aferdita te cilat ishin shendosh e mire dhe vazhdonin te jetonin ne Austri.

Lotet e dhimbjes e te mallit kane qene pasqyrimi i ndjenjave me njerezore te kesaj familjeje e cila tashme eshte bashke, ne saje te emisionit "Njerez te humbur".

"Lumi" i dosjeve perballe "malit" te perpjekjeve per t'i zbardhur

Qellimi i ketij emisioni, eshte bashkimi i shqiptareve te humbur ne vendet e ndryshme te botes me njerezit e familjes. Per arsye te ndryshme, shume shqiptare nuk kane mundur te komunikojne me njerezit e tyre te dashur prej disa vitesh. E nuk jane pak, por nga statistikat e nxjerra nga arshiva behet fjale per 2600 te humbur, te cilet per shkaqe te ndryshme sot rezultojne te zhdukur. Ajo qe vihet re eshte se veriu i Shqiperise ze pjesen me te madhe te te larguarve. Per te qene sa me konkrete ne percaktimin efikas te statistikave per rastet e arkivuara ne Fondacionin Kombetar Njerez te Humbur, nuk mund te lihen pa permendur dhe nje numer i konsiderueshem i shqiptareve te Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi. Si nje dhurate dhe shprese per vitin qe po vjen, Fondacioni Kombetar "Njerez te humbur" ka hapur zyrtarisht aktivitetin e saj me ane te nje konference promovuese pasditen e 23 Dhjetorit 2008. Pjesemarres ne konferencen me titull "Le te mblidhemi te gjithe dhe ti kthejme keta njerez ne shtepi", kane qene perfaqesues nga organizatat e ndryshme, qeveria, institucionet fetare, bizneset dhe familjare te personave te humbur. Pervec te tjerave, ky takim eshte pershendetur dhe nga zonja Liri Berisha, ne cilesine e Presidentes se Fondacionit "Femijet Shqiptare" duke shprehur deshiren e mire per bashkepunim te ndersjelle mes dy fondacioneve. Qe ne statusin e krijimit te tij ne korrik te 2006-es Fondacioni Kombetar "Njerez te humbur" parashikonte krijimin e spoteve publicitare, organizimin e emisioneve dhe promovimin e punes nepermjet organeve mediatike. Si pjese e kesaj u hartua projekti i mirenjohur televiziv, emisioni "Njerez te humbur" i cili pasqyron punen e ketij fondacioni.

Fillimisht i nisur si nje projekt televiziv, kjo ide u shnderrua ne nje institucion nga Aida Shtino e cila eshte presidentja e ketij fondacioni dhe drejtuesja e emisionit me te njejtin emer. Natyrisht duke ruajtur thelbin dhe mesazhin e ketij formati, por duke sjelle te reja ne menyren e ndertimit dhe konceptimit, ka qene dhe rikonceptimi i rubrikes "Pako kujtimesh", apo "Ironi Fati". Ështe ky, nje prej momenteve me te ngrohta te emisionit, qe krijon emocione pozitive dhe mbreselenese, ne takimet e personave te ndryshem te shkeputur per nje kohe te gjate nga njeri-tjetri. Nisja e sezonit te ri te ketij emisioni, do te nxjerre ne drite histori te vecanta dhe do t'iu jape pergjigje pikepyetjeve te vjetra te disa familjeve shqiptare, qe prej vitesh presin me shprese te afermit e tyre. Gjithashtu Fondacioni Kombetar "Njerez te humbur" po organizon axhenden e aktiviteteve te tjera ne menyre qe kjo nisme te jete gjitheperfshirese dhe tu vije ne ndihme te gjithe atyre familjeve shqiptare qe u mungojne te dashurit e tyre te zemres.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›