PS, konsensus per "Prokurorine"

Opozita jep konsensusin per projektligjin e Prokurorise se Pergjithshme. Socialistet ndryshuan teresisht qendrim per nismen e qeverise, duke ngritur ne Komisionin e Ligjeve "kartonet jeshil" pro ligjit, qe per tete muaj po vete ata e kritikuan aq shume. "Ky ligj eshte ne perputhje me Kushtetuten, ka marre miratimin e institucioneve nderkombetare qe asistojne reformen ne drejtesi dhe eshte ne pajtim me rregulloren e Kuvendit", tha nenkryetari socialist i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Vendimi i socialisteve, sipas burimeve brenda grupit, u mor pas diskutimeve me faktorin nderkombetar. Heqja ne projekt e te drejtes se pezullimit te Prokurorit te Pergjithshem, ishte nje nder shkaqet kryesore per te cilen PS dha dje voten. Ne relacionin pro ligjit, te socialisteve, thuhet se ligji u korrigjua sipas standardeve kushtetuese dhe dispozitat kundershtuese qe kish me pare ne te, u hoqen. "Ne konfirmojme qendrimin tone ne mbeshtetje te ketij projektligji, se projektligji ne teresine e tij ka karakter permiresues, eshte ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe me standardet nderkombetare ne kete fushe dhe vjen ne pajtim me rregulloren e Kuvendit", vleresoi Xhafaj. Ndonese dakord me projektin, te majtet kane dhe sugjerime per permiresimin e metejshem te ligjit. Ne te sugjerohet, forcimi i pavaresise se institucionit, ne raport me pushtetet e tjera, e vecanerisht me ekzekutivin, duke pare me me theks pavaresine e prokurorit ne ushtrimin e detyres edhe permes reformimit me te plote te parimit te hierarkise ne radhet e prokurorise. Po keshtu sugjerohet rritja e efikasitetit te ndjekjes penale, nepermjet rritjes profesionale si dhe respektimin e ligjshmerise demokratike dhe lirive e te drejtave themelore te shtetasve ne procesin penal. Si shume pozitiv, nga PS vleresohet se ne ligj parashikohet garantimi ne vijimesi i pozites se Prokurorit te Pergjithshem edhe pas perfundimit te mandatit te tij si i tille. "E konsiderojme projektligjin e paraqitur si nje perpjekje te mire qe arrin te sjelle permiresime te pranueshme te dispozitave aktuale, por gjithsesi ende te pamjaftueshme per t'u konsideruar si nje reforme teresore ne institucionin e prokurorise", vijoi Xhafaj.
Reforma
Socialistet kerkojne nje reforme teresore ne organin e prokurorise. Reforme qe do te nenkuptonte nevojen e pergatitjes se nje pakete te plote ligjore qe do te ofronte nje rishikim te harmonizuar te dispozitave te nje sere ligjesh te kesaj fushe.
Propozimet e opozites per draftin perfundimtar te ligjit
Socialistet depozituan dje ne Kuvend, te gjitha arsyet, se pse i thane po, projektligjit te qeverise per Prokurorine e Pergjithshme. Gazeta "Koha Jone", boton te plote, argumentet e minutes se fundit te selise roze:
1. Projektligji vjen si permbushje e kerkesave te partneritetit evropian per forcimin dhe garantimin e statusit te prokurorit, duke rregulluar ndjeshem vleresimin e punes, ngritjen ne detyre dhe transferimin e prokuroreve te te gjitha niveleve
2. Projekti ofron permiresime ne aspektin e forcimit te organizimit institucional, duke qartesuar nje sere dispozitash qe lidhen me drejtimin, hierarkine, kufizimin e pushteteve individuale.
3. Projektligji, sjell te re parashikimin e nenit 3 te tij lidhur me kriteret per zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem, duke synuar tek aftesite profesionale dhe figura e paster etiko-morale.
Reformat strategjike edhe ne kete fushe mund dhe duhet te zhvillohen ne harmoni, duke perfshire masat legjislative dhe institucionale ne organin e prokurorise, masa te cilat ne vleresimin tone duhet te synojne:
1. Ri-dimensionimin e rolit te Keshillit te Prokurorise ne emerimin, vleresimin, ngritjen ne detyre, transferimin, dhe procedimin disiplinor te prokuroreve duke e kthyer kete organ si te vetmin forum kolegjial pergjegjes per propozimet, karrieren dhe masat disiplinore ndaj prokuroreve duke i percaktuar ketij keshilli detyrimin qe te adoptoje rregulla qe sigurojne transparencen dhe konkurrimin brenda radheve te prokurorise per te gjitha pozicionet.
2. Rritjen dhe forcimin e vete-kontrollit dhe vete-funksionimit duke u fokusuar me mire tek mekanizmat e vete-rregullimit, organizimit te brendshem, vleresimit te punes se prokuroreve, ndertimit te nje sistemi efikas kontrolli te veprimtarise se tyre duke pretenduar qe ligji duhet te parashikonte krijimin e nje Inspektorati, ne varesi te drejtperdrejte te Keshillit.
3. Permiresim thelbesor i organizimit hierarkik, lendor dhe territorial te sistemit te prokurorise nepermjet :
saktesimit te ndarjes se roleve dhe organizimit strukturor te hetimit penal nga perfaqesimi i akuzes ne gjykate.
4. Percaktimi me i qarte i statusit te prokurorit duke shmangur centralizimin gati absolut ne vendimmarrje duke i siguruar autonomine e nevojshme profesionale nepermjet parashikimit dhe adoptimit te zgjidhjeve afatmesme e afatgjata.
5. Permiresim rrenjesor te sistemit aktual lidhur me financimin e sistemit te prokurorise si kusht per te siguruar permiresim te infrastruktures se godinave te prokurorive per kushte te pershtatshme pune; personel te pershtatshem mbeshtetes; automatizim dhe kompjuterizim te veprimtarise se se te gjithe organit te prokurorise.
6. Ri-dimensionimi i rolit te prokurorit dhe policise gjyqesore duke e kthyer prokurorin ne nje mbikeqyres te hetimit penal dhe perfaqesues i vetem akuzes ne gjyq, por duke ja deleguar realisht kompetencat e hetimit dhe nje pjese te veprimeve procedurale gjate hetimit policise gjyqesore duke synuar konsolidimin e rolit te policise gjyqesore.