Rama, apel Topit: Liro nene Feriden
Kryesocialisti Rama, apel Presidentit te Republikes Bamir Topi, te fale 75-vjecaren Feride Bako, ne prag te Vitit te Ri. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama, ka reaguar dje publikisht per historine e Feride Bakos, te moshuares 75 vjecare, e cila mbahet ne burg per kultivim bimesh narkotike. Pasi ka humbur djalin emigrant, ka humbur dhe te shoqin, ajo ka mbetur e vetmja mbeshtetje per niperit e saj. "Feride Bako eshte simboli i nje drame shoqerore, ku ajo nuk eshte i vetmi personazh, sepse te tjera gra, gjyshe apo nena familjesh qe jetojne nen minimumin jetik, gjenden pas hekurave te burgut per nje kundravajtje ligjore, te kryer ne humneren e varferise dhe kulmin e nje lufte rreqethese, per mbijetesen e familjes e te femijeve te tyre", ka qene deklarata e kreut socialist. Teksa eshte shprehur se drama e pashoqe e gruas 75-vjecare dhe e grave qe vuajne burgun per te njejten arsye nuk eshte thjesht drama e saj, apo e nje grushti grash fatkeqe, por eshte drama jone e perbashket, ne nje atdhe ku skamja, shtyn ne skaje ekstreme te mbijeteses njerez te thjeshte, familjare te deshperuar, gjyshe e prinder, qe humbasin fuqite per te kerkuar driten ne tunelin e pafund te varferise. "Nene Ferideja duhet te kthehet ne shtepi, tek femijet e djalit te saj te vdekur. Cdo grua qe mbahet ne burg per te njejtin shkak, nderkohe qe me dhjetera e dhjetera femije jane rrugeve ne meshire te fatit, pa gjyshen apo nenen e tyre, duhet te kete shansin e nje trajtimi, rast pas rasti te mundesise se faljes ne baze te nje ligji te vecante", tha kreu socialist. Sipas tij shteti, shoqeria, te gjithe ne, duhet t'i kerkojne dhe gjejne gjetke rrenjet e krimit, te trafikimit e kultivimit te bimeve narkotike, aty ku ato jane realisht. Keto rrenje ushqehen nga varferia, zhvillohen ne territore ku s'ka politika sociale, e ku s'ka as kontrolle dhe pastaj as barazi para ligjit, dhe c'eshte me e keqja, mbeten te paprera, pikerisht sepse te tjere jane ata qe fitojne nga kjo tregti, e te tjere jane ata qe kriminalizohen e denohen deri ne absurditet, si ne rastin e Feride Bakos. "Kriminalizimi i nje plake 75-vjecare dhe denimi i saj, e nje grushti grash fatkeqe, te cilat ne bilancet e luftes ndaj trafikut te droges figurojne si shifra suksesi, eshte ne fakt nje padrejtesi e madhe, qe vete shtetit dhe shoqeria duhet ta vene ne vend. I kam kerkuar eksperteve tane, qe t'i vene ne dispozicion grupit parlamentar te PS, nje propozim konkret, per te trajtuar kete grup fajtoresh pa faj permes nje nisme qe duhet t'i jape seciles prej tyre, nje shans per t'u trajtuar brenda kornizes se nje amnistie, sigurisht rast pas rasti. I bej njekohesisht apel Presidentit te Republikes, qe me pergjegjesine qe i jep ligji, te fale 75-vjecaren Feride Bako dhe t'i jap mundesine te perqafoje nipat e saj ne vigjilje te Vitit te Ri", kerkoi Rama. A.G