Peci: Do te votoj kunder paketes
Partite e vogla politike bashkohen te gjitha kunder propozimeve te Partise Socialiste per ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Deputeti Spiro Peci tha dje, per gazeten, se do te votoje kunder tyre ne mbledhjen e sotme te Komisionit parlamentar te Ligjeve. "Do te votoj kunder. Jo se nuk jam per te ndryshuar Kushtetuten, sepse per sistemin ajo sigurisht qe do te preket. Por, nuk jam dakord me sistemin qe propozohet", tha Peci. Sipas tij, per zgjedhjet ne Shqiperi nuk duhet te aplikohet nje sistem proporcional. Si dhe partite duhet te diskutojne te gjitha se bashku per reformen zgjedhore, jo te vihet me propozime te tilla qe sugjerohen nga nje pale. Vota kunder e Pecit ne komision perkthehet ndryshe vote kundra e te gjithe deputeteve te PBDNJ-se ne Kuvend. Edhe pse pjese e qeverise, ata nuk pajtohen me ndryshimet e PS-se qe jane mbeshtetur nga mazhoranca ne pushtet. Prej me shume se nje muaj, socialistet kerkojne ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Variant ky qe u zgjodh pasi komisioni i posacem i ngritur per reformen zgjedhore prej gjashte muajsh nuk funksionon, per shkak te perplasjeve per sistemin.