PD-PS: Sot mbyllet reforma zgjedhore
Rozeta Rapushi
Ndryshimet ne Kushtetute pritet te marrin miratimin perfundimtar ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Ligjeve per t'i hapur rruge votimit ne seance plenare. Dy partite e medha politike, si PD edhe PS, kane rene dakord te kalojne draftin qe synon ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhore, me apo pa pelqimin e partive te vogla. Asnje nga palet nuk ka marre persiper ankesat e partive te vogla gjate ketyre diteve, duke dhene "ok" per ndryshimin e Kushtetutes. Ligji themeltar i shtetit ndryshohet me 2/3 e Kuvendit, ose 93 vota qe PD-PS i kane se bashku.
Mbrojtja ne komision do te behet sot nga dy relatoret, Fatmir Xhafaj dhe Arenca Troshani, qe jane dakord me ndryshimet qe propozohen. E nese gjithcka do te shkoje mire, votimi mund te realizohet qe ne seancen plenare te se enjtes paradite.
Shtyrja
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shtyu dje mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare per diten e enjte. Nga Kuvendi behet e ditur zyrtarisht se shkaku i shtyrjes jane angazhimet e Kryetares. Por, nga ana tjeter, kjo perkon dhe me diskutimin qe do te zhvillohet sot ne Komisionin e Ligjeve per ndryshimin e Kushtetutes per reformen. Nese komisioni do te kaloje me vote paketen e Partise Socialiste, atehere ndryshimet kushtetuese dorezohen per votim ne seancen e se enjtes. Pengesa e vetme ne kete rast do te jete procedura parlamentare, e cila kerkon qe nje votim i tille te kryhet pas 48 oresh, cka do e shtynte votimin per diten e hene. Kercenimet e partive te vogla politike se do te votojne kunder e do te ankohen, nese sistemi zgjedhor do te miratohet ne menyre te njeanshme, nuk kane shmangur aspak PD-PS qe jane ne konsensus te plote kete here per te votuar ndryshimin e Kushtetutes. Seanca plenare duhet te ishte zhvilluar te henen, dy dite me pare, por kjo nuk u realizua per shkak te festimeve te organizuara pasdite me rastin e marrjes se fteses per NATO. Por Kryetarja e shtyu dhe mbledhjen e djeshme te Kuvendit ne seance te caktuar ne 18:00 pasdite.
Ndarja e kampeve politike mes PD-PS dhe partive te vogla u thellua pas dorezimit ne kuvend nga selia roze te kerkeses per ndryshimin e Kushtetutes. PS kerkoi qe te ndryshoje per sistemin zgjedhor dy nene te Kushtetutes, perkatesisht nenin
64 dhe 68. Selia roze propozon qe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 te shkohet me nje sistem zgjedhor proporcional. Variant ky i aprovuar dhe nga Partia Demokratike. Po keshtu, selia roze kerkon qe kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. PS sugjeron qe ne Kushtetute te shtoje dhe nje paragraf, qe rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve, per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve, percaktohen nga ligji per zgjedhjet.