Rama: S'kam pakt te fshehte me Berishen
Kryetari i PS-se, Edi Rama, e ka cilesuar si "mllef" pretendimin e ardhur nga partite e majta per marreveshje mes PS-PD per reformen zgjedhore. Keshtu, gjate mbledhjes se djeshme te Asamblese Kombetare te PS-se, Rama, duke u ndalur te drafti i propozuar nga kjo parti, lidhur me sistemin elektoral, vleresoi se "me vjen keq qe, kete sjellje krejt legjitime politike te PS shumekush brenda qerthullit te forcave politike e komenton si marreveshje te fshehte, si perpjekje per te bere dicka te padrejte apo si atavizem te se shkuares". Madje, ne vijim te ketij qendrimi, Rama nenvizoi se "me vjen keq, sepse keto reagime jane shprehje e mllefit, e nje mllefi te vjeter, ne nje politike te vjeter, qe nuk na con asgjekund, sepse mllefi nuk eshte filozofi dhe me mllef nuk ndertohet e ardhmja". Sipas tij, PS pervecse keqardhje nuk ka asgje me shume ne adrese te defraktoreve te ketij procesi. Nderkohe, referuar sistemi te propozuar nga kampi roze, kryetari Rama vuri ne dukje se "ky eshte nje sistem i cili, na ndihmon ne procesin e domosdoshem te rajonalizimit te politikave, te rajonalizimit te perfaqesimit, te rajonalizimit te administrimit te territorit ne funksion te se ardhmes sone ne BE dhe te domosdoshmerise qe kete te ardhme ta shohim si pikemberritjen e nje rruge ku na duhet me patjeter te modernizojme shtetin.".
O.XH
O.XH