E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Gati te ulemi ne tryeze per reformen

"Ne jemi te gatshem te respektojme cdo iniciative, e cila vertet mund te ndihmoje ne shmangien e kesaj rreshqitjeje kritike, qe ka sjelle Reforma Zgjedhore drejt nje humnere aspak te mirepritur per demokracine shqiptare, shume te rrezikshme, ku synojne ta fusin me kokefortesi dhe me vetedije te plote lidershipet perkates te dy partive te vjetra, PD dhe PS". Ky ka qene qendrimi i ardhur dje nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili i meshoi me force dhe njehere tjeter qendrimit kunder propozimeve te PS-se per reformen zgjedhore. Nderkohe qe, ne vijim te akuzave per marreveshje mes PS-PD per reformen zgjedhore, Meta vleresoi se "vendosmeria e tyre eshte historike dhe nuk ndalet as nga protestat per zbardhjen e krizes dhe tragjedise se Gerdecit. Keshtu qe nuk kam asnje iluzion, qe kur kam dale ketu perpara jush per te denoncuar paktin kunder zgjedhjeve dhe prishjen ne menyre te njeanshme te marreveshjes se forcave te opozites 2 vjet me pare nga ana e lidershipit te PS". Por, nga ana tjeter, kreu i LSI-se shprehet i gatshem qe te jete pjese e tryezave mes partive opozitare, per te diskutuar mbi reformen zgjedhore. Per kete arsye, Meta theksoi se "LSI do kete perfaqesuesin e saj, pasi ne nuk bojkotojme asnje iniciative qe vjen jo vetem nga nje perfaqesues i politikes shqiptare dhe opozitare, por edhe po te vinte nga nje force e djathte, cdo iniciative qe synon te shmange shkaterrimin e zgjedhjeve qe po pergatit Rama-Berisha ne jemi te gatshem te bashkepunojme, pasi behet fjale per zgjedhjet e shqiptareve, behet fjale per voten e tyre". O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›