E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: PR kundër miratimit të projektligjit për kompensimin e tokave bujqësore

Përfaqësuesi i Partisë Republikane në Parlament, Arjan Madhi ka reaguar në lidhje me ligjin për kompensimin e tokave bujqësore, duke deklaruar hapur mosvotimin e tij nga ana e kësaj force politike, madje ai ka theksuar se përfaqësuesit e PR do të qëndronin jashtë sallës së kuvendit, gjatë miratimit të këtij ligji. PR ka qenë e mbetet e vendosur se nuk mund të mbështes në ligj të tillë, që vjen si rezultat i një nisme që duhet ti jap jetë një dekreti, që nuk mori jetë për shkak të shkeljes së disa procedurave. Ky ligj përdoruesit e tokës bujqësore i kthen në pronar, se qeveria merr përsipër tu jap atyre troje. Nëse shteti do ti vlerësonte si kategori sociale duhet të vinte me një nismë të plotë, veçoi Madhi. Sipas tij, përdoruesi ka nevojë për bonos financiar, dhe ka veçuar si të çuditshëm faktin e dhënies së 600 metrave katror truall në zonë urbane e turistike, ku sipas tij askush nga këta përdorues nuk ka nevojë të ndërtojë shtëpi, por do ta shes dhe do të nxjerrë përftime. Madhi gjatë fjalës së tij në parlament ka theksuar se ato pak potenciale të vihen në shërbim të kthimit të kompensimit të pronave, duke shprehur haptazi votën kundër të PR ndaj këtij projektligji. Paradoksi më i madh është në titullin e ligjit, për kompensimin e tokave bujqësore, nuk është e tillë toka brenda vijës së verdhë, qëllimi ti kthejë jo pronarët në pronarë, nuk mund të vazhdohet kështu. Do të veprojë në mënyrë selektive, nuk kompenson çdo përdorues që ndodhet brenda vijave të verdha, theksoi Madhi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Gjana, i cili ka sqaruar se ky projektligj është nisur nga moszbatimi i një dekreti, ku viti 95 ka lënë në përdorim pjesën për pashën turistike për ndërtimin e projekteve të zhvillimit. Sipas tij është mbajtur qëndrimi më i arsyeshëm duke shpërndarë gjithsej 400 hektarë, duke fituar hektarët e tjerë, duke veçuar faktin se një qëndrim ndaj kësaj kategorie duhet mbajtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›