E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Maqedoni, pjesë e ceremonisë së marrjes së detyrës nga presidenti Ivanov

Presidenti Bamir Topi, është nisur ditën e djeshme drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Mësohet se presidenti Topi, i ftuar nga kreu i ri i shtetit maqedonas, do të jetë sot i pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë si Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i Serbisë, Boris Tadiç, i Bullgarisë, Georgi Parvanov, etj. Presidenti Topi do të zhvillojë dhe një takim të veçantë me presidentin Gjorgje Ivanov, në rezidencën zyrtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Gjorgje Ivanov i partisë VMRO-DPMNE, që është edhe partia më e madhe në parlamentin maqedonas, është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara më 22 mars në Maqedoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›