E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Petrelë: Në 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza në Evropë

Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur si viti 2010 do të jetë viti, kur shqiptarët do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Këtë premtim, shefi i qeverisë e ka bërë gjatë qëndresës së tij në Petrelë, ku ka inauguruar përfundimin e ujësjellësit të ri. Ne jo vetëm e paraqitëm kërkesën për vend kandidat në BE, por unë dua tju garantoj se pavarësisht nga skupet e opozitës, apo opozitës së bllofit, brenda një viti ne do të realizojmë lëvizjen e lirë në mbarë Europën të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky është interesi juaj, për këtë interes punojmë ne, këtë interes ne do ta shndërrojmë në realitet. Le tu lëmë atyre trillimet e skupet, theksoi Berisha. Shefi i qeverise u ndal edhe tek investimet e bëra nga qeveria e tij në infrastrukturë, ndërsa kritikoi kryetarin e bashkisë dhe liderin socialist Edi Rama se ka abuzuar me fondet e dhëna nga qeveria. Ne mbyllim gjatë këtij viti 23 kilometra rrugë në këtë komunë, ndërkohë që në Tiranë nuk janë asfaltuar as 10 kilometra rrugë. Ndokush mund të mendojë se unë si kryeministër nuk i kam dhënë financime kundërshtarit politik. I kam dhënë 5 herë më shumë, ndërsa kryetari juaj i komunës, ka marrë 4 herë më shumë fonde nga qeveria, por i ka shndërruar ato në rrugë, në ujësjellës, në shkolla, në kanalizime. Por, ku kanë shkuar paratë që ne i kemi dhënë Edi Ramës? Mund ta pyesni. Ne nuk bëjmë diskriminim për të, përkundrazi, ne e veçojmë dhe i japim mbështetjen më të fuqishme Edi Ramës, sepse Tirana është kryeqyteti i secilit prej nesh. Mirëpo paratë i marrin cedilat, paratë i marrin ata, ndërtime sbëhen, paratë i fusin në xhep, rrugë  nuk shtrojnë. Kjo është e vërteta, nënvizoi kreu i qeverisë. Ndërkohë që Berisha ka kërkuar nga banorët e këtij vendi lënien mënjanë të bllofeve dhe skupeve të opozitës dhe vazhdimin e ndryshimit të madh, plotësimin e interesave të mohuara për gjysmë shekulli. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë ka kërkuar vazhdimin e zhvillimit të vendit për të ofruar kushte sa më të mira për investitorët shqiptarë dhe të huaj, si dhe shtimin e turistëve të huaj nga e mbarë bota. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka premtuar edhe financimin e qeverisë për çdo projekt të kësaj komune, në mënyrë që ajo të shndërrohet  në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të kryeqytetit. Ju jap fjalën se rrugën nga Mulleti do ta rindërtojmë me dy korsi, me ndriçimin më të bukur, me trotuare, me veprat e artit dhe çdo gjë tjetër. Sikundër, do ndërtojmë rrugën nga këtu dhe te Kalaja e vjetër e Siopit, në mënyrë që të lidhim këto dy qendra të rëndësishme historike, theksoi Berisha. Duke u ndaluar sërish tek akuzat ndaj opozitës ai ka veçuar se qeveritarët e mëparshëm, gjysmat e parave për ndërtimin e kësaj rruge i futën në xhep, gjysmën e futën në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›