E Diel, 1 Nëntor 2026

Stacioni hapësinor, evakuohen austronautët,iu afrua një mbetje hapsinore

Astronautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar janë evakuar për pak kohë të enjten në bordin e një anije kozmike ruse të shpëtimit, kur një mbetje hapësinore iu afrua shumë stacionit. "Mbetja hapësinore ishte një motor i vjetër, që dikur mund të ketë qenë pjesë e një stacioni hapësinor", deklaroi zëdhënësja e NASA-s, Laura Roshon.Komanda ruse e Hapësirës tha se mbetja hapësinore tashmë e kishte kaluar stacionin dhe se ekuipazhi i austronautëve nuk ishte në rrezik dhe ishte rikthyer në stacion. Ekuipazhi aktual i stacionit hapësinor përbëhet nga astronautët amerikanë Majkëll Fink dhe Sandra Manjus dhe rusi Juri Lonçakov. Mbetjet hapësinore konsiderohen si një rrezik për afro 800 satelite komercialë apo ushtarakë, që veprojnë në hapësirë. Deri tani janë regjistruar më shumë se 18 mijë copa të mbetjeve hapësinore. Sipas komandës ruse të kontrollit, evakuimi zgjati vetëm 10 minuta. "Ekuipazhi është rikthyer në stacion. Ata janë absolutisht të parrezikuar dhe ndërkohë mbetja ka kaluar stacionin", tha përmes telefonit një zëdhënës i komandës ruse të kontrollit. Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi NASA shtyu për të dielën lëshimin e anijes "Discovery", për një mision në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›