E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUFOR,kontrolle për arrestimin e Mlladiç

Forcat e Bashkimit Europian në Bosnjë (EUFOR) kanë njoftuar se kanë kryer një kontroll në shtëpinë e një ish-bashkëpunëtorit të afërt të Ratko Mlladiçit, ish-shefit serbo-boshnjak që kërkohet për genocid dhe krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës. "EUFOR ka bërë një kontroll në shtëpinë e ish-zëvendës shefit të serbëve boshnjakë në veri të Bosnjës Dushan Todiç, në Banja Luka", lajmëroi EUFOR në një komunikatë për shtyp. "Ky operacion është kryer me kërkesë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë për të mbledhur informacione që mund të shërbejnë për ndjekjen e ish-gjeneralit", thuhet në vazhdim në këtë komunikatë.Në mesin e muajit shkurt, EUFOR bëri disa kontrolle banesash tek anëtarët e familjes së Mlladiçit, me të njëjtin objektiv. 67 vjeçari Ratko Mlladiç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995. Mlladic inkriminohet gjithashtu nga kjo gjykatë si autor i masakrës së Sebrenices, ku u vranë me teper se 8 mijë meshkuj myslimanë. Arrestimi i Mlladic është një kusht kyc për progresin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtarët serbë janë shprehur se ai do të arrestohet dhe dorëzohet në gjykatën e Hagës brenda këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›