Madona, Vip-i më i famshëm i dhjetëvjeçarit
Edhe pse është 51 vjeçe ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me anë të punës intensive dhe impenjimeve tërësisht serioze. Bëhet fjalë për Madonën, këngëtaren që një klasifikim në Britaninë e Madhe e ka cilësuar si personazhin më të famshëm vip të këtij dhjetëvjeçari. Zonja Louis Veronika Çiçone jo vetëm që është e pëlqyer nga njerëzit, por prej vitit 2000 janë shkruar 45.633 artikuj për të. Pas saj renditet Robi Uilliams me 28 mijë artikuj, Britni Spirs e çifti Dejvid e Viktoria Bekam. Në “top-ten” ndodhet edhe Majkëll Xhekson dhe vrulli i shkrimeve për të duket se ka marrë hov, sidomos pas vdekjes. Në lidhje me Madonën, ish-bashkëshorti i saj Gaj Riçhi mendon se ajo është një aktore shumë e mirë. Riçi, i cili u nda nga këngëtarja vitin e kaluar pas afro tetë vitesh martesë, thotë se talenti i saj për aktrim është përjashtuar padrejtësisht pasi njerëzit nuk mund ta imagjinojnë atë më shumë se sa një yll i muzikës pop. “Nëse më pyesni mua, mendoj se ajo është krejt “Ok”. Mendoj se ajo është e mirë dhe gati e përkryer. Vetëm nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë personin e saj më ndryshe”, ka thënë Riçi.
25 Dhjetor 2009