Elton Xhon feston Krishtlindjet me bashkëshortin dhe fëmijët e miqve
U martuan në vitin 2005 në një ceremoni të heshtur dhe që atëherë lidhja e tyre është bërë shumë e fortë. Sër Elton Xhon dhe Dejvid Fërnish janë të lumtur si kurrë më parë, edhe pse nuk kanë mundur të adoptojnë një fëmijë dhe prej kohësh praktikojnë marrjen në shtëpinë e tyre të një fëmije ukrainas, por edhe vizitojnë vogëlushët e miqve të tyre vip-a, duke e kaluar kështu në mënyrë perfekte natën e Krishtlindjeve. “Do të shkojmë në Venecia – ka thënë Fërnish, 47 vjeç – Kemi një apartament atje. Më parë do të takojmë fëmijët e miqve tanë. Gjatë fundjavës vizituam djalin e Elisabeth Hurleit, Demianin, dy javë më parë darkuam në shtëpinë e Dejvid Bekam, ku ndodheshin edhe Bruklin, Romeo dhe Kruz. Por, nuk mbaron me kaq. Me Eltonin kemi blerë shumë dhurata për të gjithë fëmijët. I vizitojmë sepse i duam shumë”, është shprehur bashkëshorti i Elton Xhon.
25 Dhjetor 2009