E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona del në skenë me të bijën Lourdes



Ato ngjasojnë si dy pika uji. Madona dhe e bija 12-vjeçare Lourdes Maria u shfaqën së bashku në skenë në përfundim të turneut në Izrael. “Surpriza e madhe” u bë e ditur pak para shfaqjes. Vogëlushja do të jetë pjesë edhe e videos më të fundit të të ëmës të titulluar “Celebration”. Në versionin e dytë, i cili është xhiruar me fansat, “Lola” do të vishet me fustan të bardhë nuseje, ashtu siç ka bërë më herët e ëma, në videoklipin e këngës ”Like A Virgin”. Këngëtarja amerikane, për të pakësuar polemikat që u zhvilluan për të këto ditë, tha se Izraeli është “qendra e energjisë së botës”. “Nëse mund të jetosh në harmoni në këtë vend, mund të jetosh në harmoni në mbarë botën”,- u shpreh këngëtarja në skenë, duke valëvitur një flamur izraelit që iu dhurua nga një fans. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja “Jerusalem-post”. Madona me këtë rast shprehu keqardhjen që nuk kishte zhvilluar sa duhet koncerte në Izrael: performanca e saj më e fundit në vendin hebrail, ka qenë 16 vjet më parë.

3 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›