Xhorxh Kluni do të martohet me Elisabeta Kanalis
Një muaj mjalti i parakohshëm dhe më pas dasma? Xhorxh Kluni dhe Elisabeta Kanalis tashmë janë çifti më i përfolur. Mendohet se aktori do t’i kërkojë dorën të dashurës së tij italiane. Sipas “Daily Mail”, i cili i referohet miqve të çiftit, Xhorxh dhe Eli po mendojnë për martesën e cila mund të bëhet në pranverë. Ata u njohën, u dashuruan dhe gati u martuan këtë verë. Takimi i tyre, aspak i rastësishëm , dashuria e tyre, si një dush i ftohtë, dhe marrëdhënia e tyre që po zgjat më shumë sesa ishte parashikuar nga gojët e liga, janë vetëm fillimi i një përralle të bukur dashurie që pritet të finalizohet me martesë. Miqtë thonë se ata të dy do të martohen pranverën e ardhshme, por ndërkohë paparacët i ndjekin poshtë e lart përgjatë liqenit të Komos. Pushimeve po u vjen fundi dhe po afrohet momenti i së vërtetës. Nuk i dihet nëse aktori do të shkojë në Venecia me Elisabetën dhe ku i dihet, mbase pas festivalit të kinemasë, teksa e ka përkrah, do t’i kërkojë edhe dorën për martesë.
3 Shtator 2009