E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyqari në krye të PS-së kërkoi sërish sot zgjidhje në bahçe...

Budallai as nuk ka zile për ta dalluar nga të tjerët dhe as nuk e ka të shkruar në ballë, por me sa duket Rama po mundohet ta ndryshojë këtë. Ka pesë ditë që në të njëjtën orë në bahçen e PS-së dhe flet për gjëra që ekzistojnë vetëm në mendjen e tij. Thua vërtetë të jetë duke u çmendur. Kur të zë mërzia çfarë nuk bën robi. Zihet me njerëzit rrugës, flet me vete, ka nga ata që mërzitjen nuk e kanë me shamatë, thjeshtë mbyllen në vetvete, të tjerë i drejtohen drogës e alkolit, të tjerët bëhen kriminelë. Rama është një tjetër soj. Ai del në televizor. Edhe sot akoma nuk është binduar se zgjedhjet e këtij viti ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë. Edhe pse dje i thanë të OSCE-së se "Po ia fut kot more zotëri, sërish Rama i bie gajdes së tij. Blushi i thotë çdo ditë “Po mshile gojën se na marrove”. Aha. I mbyllet Ramës. Ditë e pikëlluar ishte dje për të. Ata të dy e bënë qeverinë. Edhe 4 vite në pushtet, falenderuan qytetarët, ndanë postet dhe janë gati për të filluar punën. Kanë bërë shumë premtime dhe kanë vetëm katër vite kohë. Pika sa nuk i ra kur Berisha tha se “Nuk kemi vetëm katër vite me Metën, do e kalojmë një dekadë për ta bërë shqiptarin

të barabartë me çdo qytetar tjetër në europë”. O zot. Këtu e preku keq. I hipi në kohë. Sa nuk u çmend. I iku mendja. Mezi po e priste mesditën e sotme për ta demaskuar këtë qeveri. Për ta demaskuar sepse Ramës nuk i pëlqen. O zot sa do të kishte dashur të ishte në vend të Berishës. Po ja që fatet nuk janë njësoj. Për disa fati ka rezervuar vetëm vende poshtë urave duke ngrënë thonjtë nga inati. Për të tjerë ka caktuar tjera gjëra. Jo se Rama ia ka ndjerë pak lezetin karriges së tij. Por, e dini si thonë, kur vjedh dhe nuk të kapin, vjedhja të hyn në qejf. Kështu ndodh me Ramën. Ai është hajduti i bashkisë, nuk e kap njeri ndaj edhe interesi i tij nuk mendet i ngushtuar vetëm aty afër sahatit. Pse të mos ti shohë edhe gjërat nga piramida.


E kuptuat besoj. Ai i tmerrshmi doli prap sot. Foli e griu sallatë para gazetarëve. Mendja e tij nuk është më krijuese. Ka thënë aq shumë gjëra sa tashmë i ka mbetur veçse ti përsërisë. Edhe sot lexoi deklaratën e pardjeshme. Se kush dreqin ia kishte lënë në tavolinë një kopje të letrës që i dërgoi dje Topit dhe e ngatërroi me deklarën e pardjeshme që do lexonte sot. Jemi me fat që kreu i opozitës nuk luan lloto-sport, se do na dilte me ndonjë skedinë. Edhe sot shau. Të njëjtat fjalë që tha pardje. Të njëjta që tha në kongres. Një gjë është e habitshme, thua të jetë e vërtet se tytat e kamerave janë si punë paracemoli për kokën e tij?...


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›