E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shqyrton paketën e vendimeve për invalidët



Shqyrtohet paketa e vendimeve në ndihmë të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri i vendit, Sali Berisha, veçoi një seri vendimesh në mbështetje të kategorisë së individëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këto vendime, u shpreh kryeministri, vijnë në kuadrin e masave që po ndërmerr qeveria për përmirësimin e dhe lehtësimin e jetës së tyre të përditshme. Duke vlerësuar përpjekjet njerëzore të kësaj shtrese për të përballuar sëmundjen dhe garantuar cilësinë më të mirë të jetës së tyre, kryeministri theksoi se këto vendime bëjnë një vlerësim të ri të mbështetjeve për paketat tetraplegjike, si dhe përcaktojnë disa qëndrime të tjera të domosdoshme. Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se qeveria, në kuadrin e përmirësimit të vazhdueshëm për t’u lehtësuar jetën kësaj kategorie të shoqërisë, ka një seri vendimesh, të cilat bëjnë një vlerësim të ri të mbështetjeve për paketat tetraplegjike të njohura, për kujdestarinë e tyre dhe disa qëndrime të tjera njerëzore, të domosdoshme.

18 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›