Pit: “Dua edhe dy fёmijё tё tjerё nga Anxhelina”
Aktori Bred Pit, i ёshtё rikthyer punës, disa javё pas lindjes sё binjakëve, Knox dhe Vivien. Në rikthimin e tij të bujshëm, aktori ka deklaruar se ai dëshiron edhe dy fëmijë të tjerë nga partnerja e tij Anxhelina Zholi. Pit, i cili priti lindjen e binjakëve nё Nicë tё Francёs gjatё muajit tё kaluar, ka thёnё para reporterëve tё Festivalit tё Filmit nё Venecia se “binjakët janë mirё”,- duke pohuar se ai dhe partnerja e tij, Anxhelina Zholi, janë duke menduar ta zgjerojnë edhe mё shumё familjen e tyre. Disa ditë më parë, qeveria franceze vendosi të ndihmonte çiftin për binjakët e porsalindur me 1800 euro në muaj. Edhe pse Pit dhe Zholi jetojnë në një shtëpi me 38 dhoma duket se ata nuk do ta refuzojnë këtë ofertë që duket se do të shkojë për personin që mund të kujdeset për fëmijët. Anxhelina dhe Bred kanë 6 fëmijë, duke përfshirë edhe 3 fëmijët e adoptuar Madoks, Paks, Zahara dhe 3 fëmijët biologjikë Shiloh dhe dy binjakët Knox dhe Vivien.
29 Gusht 2008