Madona, ja sa i kushton “rinia” këngëtares
Edhe pse duket dhjetë vjet më e re, për të qenë në formë të mrekullueshme shpenzon një mal me para. Më 16 gusht, Madona mbush 52 vjeçe, por “Daily Mirror” rrëfen një sekret për linjat e saj: ylli i muzikës nuk kursen kur bëhet fjalë për të qenë perfekte dhe shpenzon rreth 675 000 euro në vit. Shifra duket marramendëse për njerëzit e zakonshëm, por jo për këngëtaren. Ajo u nënshtrohet seancave të ndryshme estetike dhe këtu marrim si shembull një krem që përdor për trupin, në një seancë të vetme dhe që kushton 600 euro. Më pas ajo mbështillet me një veshje plastike për të rënë disi në peshë. Për të mbajtur sa më të butë lëkurën e duarve, këngëtarja harxhon rreth 4 000 euro në vit edhe pse paparacët në disa poza e kanë kapur me disa shenja të moshës së vërtetë. Një shumë e konsiderueshme parash shkon edhe për dietën e saj. Për më shumë siguri, Madona ka punësuar një kuzhinier, i cili e ndjek në gjithë botën, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm, për të bëhet direkt nga ujërat më të kulluara të Kabbalah-ut dhe kjo i kushton rreth 250 000 euro.
12 Korrik 2010