Madona me një vjehrre 36-vjeçare
Madona shkoi në Brazil për disa takime zyrtare në lidhje me veprat e bamirësisë në favor të fëmijëve. Në ditët ë kaluara, megjithatë flitet se këngëtarja është takuar edhe me të ëmwn e të dashurit të saj 23-vjeçar Jesus Luz. Sipas disa dëshmitarëve, më në fund këngëtarja u njoh me nënën e modelit, zonjën Kristiana Rexhina Da Silva, e cila është pesëmbëdhjetë vjet më e re se “nusja” e djalit. Gruaja 36-vjeçare është parukiere dhe u vu në dijeni se së bashku me agjentin e të birit do ta vizitonte edhe Madona. Ato u takuan në “Hotel Fasano” një nga hotelet më elegante të kryeqytetit brazilian. Zonja Çiçone dhe Luz gjendeshin në atë kohë në pjesën e restorantit. Mendohet se pas darkës ata organizuan një takim informal. Edhe pse është njohur me vjehrrën 36-vjeçare, këngëtarja nuk mundi të takohet me vjehrrin e saj.
17 Nentor 2009